Moti i keq shkakton përmbytje në disa zona, pezullohet lundrimi në Durrës e Vlorë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar përmbytje në shumë zona të vendit. Durrësi është qyteti ku janë shfaqur problematikat më të mëdha, pasi shumë akse rrugore janë përmbytur nga shiu i dendur i orëve të fundit.

Ndërkohë, raportohet nga autoritetet se është pezulluar edhe lundrimi në det.

Edhe Në Vlorë nga reshjet me intensitet të lartë dhe erërat e forta është pezulluar lundrimi.

Ndërsa qarku i Dibrës është përfshirë nga shtrëngata të mëdha shiu dhe dëborë.

Në veri, Shkodër, Fushë Arrëz dhe Dibër bora që ka rënë nuk ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor, ndërkohë që borëopastrueset janë në terren.

Edhe qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe breshrit, por deri më tani nuk raportohen probleme.

Edhe Librazhdi është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Pjesa dërrmuese e territorit tonë është e përshirë nga reshjet dhe kjo situatë, sipas sinoptikanëve do të vazhdojë deri në fund të muajit prill dhe ku termometri ka zbritur në vlera të ulëta.

Share This Article