Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen ditën e nesërme ne Konventën Kombëtare të PL, këtë herë bashkë me macen e tij, Sashën.
“Me SuperSashën ju përshëndes të gjithëve të dashur miq dhe ju ftoj nesër në ora 10:00, në Konventën Kombëtare, në Pallatin e Kongreseve ku do të miratojmë 5 prioritetet tona për 4 milion shqiptarë plus!”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.
Kujtojmë Konventa Kombëtare e PL do të mbahet më 27 prill.
Konventa do të nisë në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve, i cili do të ketë një dekor Kuq e Zi dhe do të nisë me himnin kombëtar të flamurit. Në Pallatin e Kongreseve do të jenë 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar.