Duke folur, Meloni theëksoi se në vend që Italia ta falenderonte Shqipërinë për marrëveshjen, gazetarët italianë e linçuan atë dhe e konsideruan si narko-shtet.
Kryeministria Italiane Giorgia Meloni i ka dalë në mbrojtje kryeministrit shqiptar, pasi ky i fundit sulmoi mediat italiane për reportazhin e RAI 3 në lidhje me marrëvëshjen Shqipëri-Itali për emigrantët. Teksa shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit, Meloni gjatë konventës në Pescara tha se arsyeja e vetme që u linçua Rama ishte se ndihmoi Italinë. Duke folur, Meloni theëksoi se në vend që Italia ta falenderonte Shqipërinë për marrëveshjen, gazetarët italianë e linçuan atë dhe e konsideruan si narko-shtet.
“Për emigrantët bëmë marrëveshje me Edi Ramën dhe hapëm parajsën, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë në vend që ta falenderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan. Edhe Tele-Meloni, ju e dini, nuk e njihni Tele-Melonin? Ai përpiloi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte veten si një narko-shtet. Më ndihmo të dërgoj solidaritetin tonë për Ramën dhe gjithë popullin shqiptar”, tha Meloni.
Reportazhi i emisionit ‘Report’ në “Rai 3”, i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.