Harry Kane ka qenë një ndër lojtarët kryesorë të Bayern Munchen në barazimin ndaj Real Madridit 2-2 në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Para se ta godiste 11-të metërshin, sulmuesit anglez iu afrua bashkëkombësi i tij, Jude Bellingham, i cili i tha diçka tek veshi.
“Të them të drejtën nuk e di çfarë thotë. Unë isha shumë i fokusuar, por e vërejta që ai u afrua dhe thoshte diçka. Sigurisht që ishte diçka që të më largonte nga fokusi”, u përgjigj Kane.
Kjo situatë mori vëmendjen e shtypit anglez, të cilët kritikuan Bellinghamin.
Gazetat nxjerrin në pah joefektivitetin e strategjisë, madje “Mirror” thotë se lojtari i Real Madridit “u largua me vezë në fytyrë”, një shprehje angleze për situata fatkeqe, të sikletshme.