Tifozët e Milan-it kanë deklaruar se do të protestojnë kundër klubit gjatë ndeshjes së ardhshme në Serie A kundër Genoa-s.
Me vetëm disa javë për të përfunduar sezonin, Milan-i ende nuk ka identifikuar se cili do të jetë trajneri i tyre i ardhshëm dhe zgjedhja e punësimit të Julen Lopetegui-t tashmë ishte protestuar nga tifozët e klubit. Dhe, Milan-i tani po kalon drejt objektivave të tjerë.
Tifogrupi ultras i kuqezinjëve ,“Curva Sud”, kanë njoftuar tashmë në profilin e tyre në Instagram se do të protestojnë në ndeshjen e ardhshme kundër Genoa-s, duke deklaruar se nuk do të kenë asnjë pankartë dhe nuk do të brohorasin për skuadrën gjatë takimit. Ata kanë ftuar edhe tifozë të tjerë në stadium që t’i bashkohen kësaj proteste.
“Curva Sud” deklaron se qëllimi i këtyre veprimeve është të sigurohet që klubi të punësojë një menaxher që mund të përdorë lojtarë të rinj, të stimulojë skuadrën dhe të ndihmojë në mbulimin e boshllëqeve që ekzistojnë aktualisht në skuadër.
Ata duan që pronarët e klubit të dërgojnë një mesazh të qartë dhe të fortë përmes emërimit të menaxherit.