Ushtarakja britanike kujton Krishtlindjet e 1999-ës që i kishte pritur në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërhyrja ndërkombëtare ushtarake ka qenë jetike për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Ushtarë të shumtë nga SHBA’ja, Britania e Madhe e Gjermania ia kishin mësyrë Kosovës për ta çliruar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit i cili po vriste e masakronte civil të pafajshëm.

E një ushtareje britanike, pjesë e Royal Air Force, i kishte rënë hise që Krishtlindjet e vitit 1999 ti priste në Kosovë.

E një kujtim të tillë ajo është kujdesur që ta ndajë edhe në rrjete sociale, duke e treguar për mëngjesin e 24 dhjetorit të vitit 1999 që e kishte gjetur në bazën ushtarake të Britanisë së Madhe në Kosovë.

Ajo e kujton me shumë nostalgji kohën përgjatë të cilës ka shërbyer në Kosovë.

Mëngjesi i vitit 1999

“Duke u zgjuar në një mëngjes Krishtlindjesh në Kosovë 1999 dhe duke bërë më të mirën në kushtet e disponueshme. Iu uroj siguri të gjitha forcave tona të armatosura për një Vit të Ri dhe Krishtlindje”, ka shkruar ajo./GazetaExpress/

Share This Article