LDK: 50 përqind të të rinjve në Kosovë të papunë

albnews
By
1 Min Read

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë e vendit, pasi sipas saj që në prag të 11-vjetorit Pavarësisë së Kosovës, po përpiqet t’i mbulojë dështimet, duke e quajtur këtë vit të ekonomisë.

Zëdhënësi i LDK, Besian Mustafa në një konferencë për media ka thënë se Telekomi i Kosovës është në kolaps total, ku përveç humbjeve dhe rënies së të hyrave, është bërë kompani për mbi-punësim me militant partiak.

Ai po ashtu ka përmendur edhe kamatën prej 30 milionë për Z-mobile, si dhe dështimin e fundit siç tha ai për kredinë 20 milionë euro.

Sipas Mustafës, dështimet në telekom dhe në ndërmarrje tjera janë dhjetëra e qindra miliona euro humbje.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Kosova ka një papunësi 30.7 përqind ose mbi 50 përqind e të rinjve janë të papunë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply