ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 2 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 2 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 7 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 7 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Haradinaj thotë se taksën e largon vetëm Serbia duke e njohur Kosovën

albnews by albnews
24 December, 2019
in Kosova
0
Haradinaj porosi Kurtit: Taksa të mbetet deri në njohje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se përkundër vështirësive që na presin ose e presin qeverinë e ardhshme, “do të ishte shumë gabim nëse qeveria e ardhshme mendon ta heqë taksën pasi atë nuk mund ta heqë Qeveria e Kosovës por vetëm Serbia me njohjen e shtetit tonë”.

Këto komente i bëri gjatë një konference për media pas vizitoi Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), ku u prit nga kryetari Agim Shahini me bashkëpunëtorë.

Haradinaj tha tutje se viti 2019 nuk ka qenë vit i lehtë për ekonominë e vendit, duke kujtuar disa ngjarje që e kanë shënuar këtë vit.

RelatedPosts

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

“Më ftoi Bukoshi, në emër të Rugovës”/ Williams dëshmon në Hagë: Surroi s’më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Thaçi, asnjëherë

“Shoqëria në Kosovë ishte e shkatërruar”, Rubin flet për vizitat në Kosovë pas luftës

“Mendoj se është e arritur e madhe fakti se ka arritur të implementohet Ligji për ‘Trepçën’, sepse duke u implementuar ky ligj, jep disa efekte: e para, krijon situatë të pastër të statusit ligjor të resurseve në vendin tonë, të gjitha resurseve, pra me këtë përmbyllet kapitulli se të kujt janë resurset ose pasuritë natyrore të vendit tonë dhe kësisoj Trepça është e gatshme për të operuar dhe për të bërë biznes. Po ashtu, është e arritur ekonomike afatgjate për Kosovën që do të ketë efekte të mira pavarësimi energjetik i Kosovës i cili do ta ndihmoj vendin, për shkak se tani jemi kthyer në pronar të vetvetes, hapësirës dhe tregut tonë energjetik, dhe tani mund të kthehemi në palë kontraktuese si ndodhi me Shqipërinë, unifikimi i tregut apo marrëdhëniet kontraktuale që kanë filluar”, tha kryeministri në detyrë dhe shtoi se është bërë edhe lirimi për lëndën e parë për prodhim dhe për makineritë, ndërsa vlerësoi se duhet zgjidhur edhe çështja akcizës në naftë për bujqit.

“Për herë të parë pas vendosjes së taksës e kemi zbuluar veten se kush jemi në ekonomi, sepse taksa na ka detyruar të ballafaqohemi me vetveten, edhe tregtarin, edhe prodhuesin edhe shërbyesin dhe të gjithë. Duhet t’i gëzohemi faktit se tani e njohim veten në prodhim, kush jemi ne, kush është Kosova, kush është ekonomia e Kosovës në prodhim. Është hera e parë që e kemi rritur vetëbesimin në prodhim, në produktet tona, në ekspertizën tonë dhe konsumatori, qytetari i Kosovës është njohur me to dhe kjo është një ngjarje e madhe”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj.

Më tej, ai tha se është e vërtetë se është rritur eksporti i Shqipërisë për 30 për qind në Kosovë, ka mbërritur në 70 milionë euro, duke u shprehur i bindur se sikur të kishte pas një qasje më të hapur të ndërsjellë, kjo gjendje do të ishte dukshëm më e mirë.

“Është gabim i madh vendosja e taksës në Rrugën e Kombit, dhe e çmimit për skaner për një transportues 42 euro, dhe kjo ka rezultuar me 13 milionë euro taksë për shkëmbimet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë”, tha ai.

Haradinaj tha se i është vendosur një dënim marrëdhënies Kosovë-Shqipëri, prej 13 milionë eurosh për qarkullimin e lirë të njerëzve e të mallrave.

“Sikurse këto 13 milionë euro t’i kishim investuar në lehtësirat e qarkullimit të ndërsjellë, jam i sigurt që prej atyre 450 milionëve Shqipëria do të mund të ishte rritur shumë. Kjo tregon se ne nuk i kemi kryer detyrat e shtëpisë, Kosovë – Shqipëri, por përkundrazi i kemi vendosur vetes pengesa duke e fajësuar njëri-tjetrin”, theksoi kryeministri në detyrë Haradinaj.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, foli për zhvillimet pozitive që i ka sjell për ekonominë e vendit, vendosja e taksës nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe e falënderoi këtë të fundit për qëndrueshmërinë e taksës.

Ai tha se efekti i taksës ka qenë shumë i madh dhe ka rritur qarkullimin e brendshëm mbi 100 milionë euro dhe punësimin e rreth 5 mijë të rinjve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result