Shpallet i pavlefshëm ligji për lustrim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria dje miratoi propozim ligjin e Ministrisë së Drejtësisë me të cilin shpall të pavlefshëm ligjin për lustrim. Bëhet fjalë për Propozim-ligjin për shpallje të pavlefshmërisë dhe shkatërrim i akteve juridike, veprime, masa dhe pasoja juridike nga procedurat për lustrim.

Në kumtesën e Qeverisë thuhet se me këtë vendim rregullohet një padrejtësi shumëvjeçare drejt personave, që kanë qenë viktima të procedurave para Komisionit për verifikim të fakteve dhe organeve tjera kompetente, për të cilat opinioni është njoftuar edhe përmes rasteve të lustrimeve të porositura, të përmendura në bisedat e publikuara telefonike. Ministria e Drejtësisë ka shpjeguar se me këtë ligj në tërësi shpallen të pavlefshme të gjitha pasojat juridike që i kanë prodhuar aktet juridike, veprime dhe masat që kanë buruar nga Ligji për lustrim.

Share This Article