Në vitin e tij të parë në Serie A, Ylber Ramadani fitoi respektin e tifozëve, të stafit të Lecces dhe të gjithë ambientit në Itali, një lojtar punëtor që vrapon pafund. Ramadani siguroi mbijetesën në elitë duke arritur objektivin e parë, por tani vjen dhe pjesa më e rëndësishme “Euro2024”:
“Nëse do të më thoshin në fillim të kampionatit, të firmosja për mbijetesën tre javë përpara fundit, do ta kisha firmos menjëherë. Mund të kishim disa pikë më shumë, por kemi qenë të pafat. Tani është e rëndësishme t’i bëjmë një mbyllje të mirë përpara tifozëve tanë”, u shpreh Ramadani në një intervistë për DANZ, duke u ndalur më pas pikërisht te marrëdhënia që ka krijuar me tifozët:
“Që në ndeshjen e parë kam ndjerë afeksionin e tyre, janë fantastik, më kanë qëndruar gjithnjë pranë. Më emocionon edhe kori i tyre “Shqipëria ale”, theksoi Ramadani duke zbuluar më pas se mungesa e tij për afro 10 ditësh nuk ishte një dëmtim normal, por infeksioni në fyt i rrezikoi edhe jetën:
“Rrezikova të vdisja, tani jam mirë dhe më duhet të falënderoj presidentin, drejtorin, trajnerin, të gjithë shoqërinë. Isha më të vërtetë shumë keq, kishte një shqetësim të madh, por tani jam rikthyer dhe jam mirë”.
Në fund nuk mund të mungonte dhe një koment për Euro2024: “Të luaj në Evropian është një ëndërr për mua. Do të kemi përballë edhe Italinë, do të përpiqemi të bëjmë maksimumin edhe pse ‘azzurrët’ janë më të vërtetë të fortë, ashtu si Spanja dhe Kroacia. Të fitoi Italia 2-1 dhe golin ta shënoj unë? Jo jo, dua të fitoj. E kam thënë do të kalojnë grupin ne dhe Italia, jashtë Spanja dhe Kroacia”, përfundoi Ramadani intervistën e tij për DANZ.