Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, janë kërcënuar.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, derisa kanë bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar.
“Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Është bërë me dije se pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
I arrestuari dyshohet se ka kërcënuar Ramën dhe Kupinën gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagje të kryeqytetit, konkretisht “Kalabria”, që ishte zhvilluar më 8 maj.