• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Rama nis fushatën për Himarën me tituj pronash: Nëse doni pronën keni Vangjel Tavon, po deshët sherr keni Vangjel Dulen

Rama nis fushatën për Himarën me tituj pronash: Nëse doni pronën keni Vangjel Tavon, po deshët sherr keni Vangjel Dulen

by albnews
24 May, 2024
in Albania
0
24
VIEWS

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Himarë në një aktivitet ku po shpërndahen titujt e pronësisë për disa nga banorët e zonës.

Kryeministri Edi Rama ka gëzuar sot himariotët, ndërsa theksoi se brenda vitit në Himarë do të jepen certifikatat e 4 mijë shtëpive të trashëguara.

Mes batutash, Rama vlerësoi kontributin e Vangjel Tavos, ndërsa shigjetoi Vangjel Dulen.

“Aplikoni për të marrë pronën dhe bëjeni aplikimin si duhet, na keni në ndihmë, por pa aplikime, me fjalë goje, me llafe rruge, e pastaj fillon e mori ky e ai, nuk ecën. 4 mijë shtëpitë…(ndërhyn një person dhe e ndërpret)

Ti je i vogël, duhet shumë punë për të folur këtu, ti je si ata nipat që bëjnë këto (shesin pronat e gjyshërve). (Ndërhyn dikush: Është socialist). E di që je i PS-së se i kujt tjetër do jesh…

Atëherë, 4 mijë certifikatat e shtëpive të trashëguara do të jepen brenda këtij viti. Prefekti dhe Prefektura është adresa për çdo lloj problemi që keni. Do t’i qëndrojë mbi kokë duke iu ndihmuar, duke iu orientuar.

S’keni punë fare ju, shkuat te Kadastra, ju nxorën ndonjë problem, keni Vangjelin. Unë thashë Vangjel Tavon, nëse do pronë ke Vangjel Tavon, nëse do sherr ke Vangjel Dulen.”, tha ai.

Sipas Ramës, probleme me tokat dhe pronat në Himarë ka pasur në pushtetin e dikurshëm. Ai tha se si kryeministër do të bëjë të pamundurën që banorët në Himarë, por edhe në çdo zonë të Shqipërisë, të gëzojnë pronën e tyre ose të lënë trashëgim nga të parët e tyre.

“Do bëj të pamundurën njësoj si për Tropojën, Himarën, Thethin, Malësinë e Madhe, Kukësin dhe Sarandën për çështjen e pronësisë. Kjo çështje ka të bëjë me regjistrimin e pronave pas ndryshimit të sistemit, në shumë zona nuk është pranuar ligji 7501. Ka propagandë sikur ne duam të marrim prona të banorëve dhe për t’ua dhënë të ashtuquajturve oligarkë. Nuk ka asnjë qëllim apo prapamendim për Himarën.

Nuk ka asnjë rast që toka t’i jetë marrë një pronari nga shteti. Me AMTP-të është bërë lojë e ndyrë kriminale, ku janë shfaqur si pronarë individë të lidhur me pushtetin e atëhershëm, që i kanë vënë trashigimtarët përpara zgjedhjes që të pranojnë të shesin pronën e tyre, shitja kishte mbi kokë kërcënimin që nëse nuk e shet ti nuk ke për ta gëzuar. Kjo ka qenë historia më parë. Sot pronat shiten nga pronarët apo trashëgimtarët, shpesh 3-4 herë më shumë para se në Korfuz”, tha kryeministri.

Rama ka ‘sfiduar’ banorët e Himarës, ndërsa theksoi se ua di gjithsecilit problemet e pronave. Duke iu referuar prejardhjes, pasi nëna e tij është nga Vunoi, Rama tha se asnjëherë nuk i ka kërkuar pronat që i takojnë, ndërsa shtoi se di çdo histori për këto çështje.

Mes të tjerash ai vlerësoi banorët e Himarës, se janë njësha në politikë, madje globale.

“Pronat e Himarës, janë prona të mbështetura në letra, të lidhura me banorë këtu dhe jo në Hënë. (Ndërhyn dikush) Flasim me radhë. Ka probleme të regjistrimit dhe konflikte mes banorve dhe anëtarëve të një familje dhe kjo e shkakton atë gjë. Ndaj shpesh herë këtu shiten pronat nga 2 ose më shumë herë. Flas me fakte, jo me fantazi. E njoh kaq mirë. Secili nga ju njeh pjesën e tij, unë pjesën e të gjithëve. Me radhë (Ka ndërhyrje nga banorët). Po ta përsëris, pretendimet e brendshme janë pa fund këtu, ‘e ke ti apo unë’. Kjo për shkak të mungesës së regjistrimit. Në mënyrë të përsëritur e kemi bërë thirrje për regjistrime për aplikim. Edhe këto 437 dokumente, certifikata që kemi këtu sot, plus dhe disa të tjera që janë gati, por nuk janë këtu, janë 4 mijë për t’u bërë. Janë bërë me shtytje, me hosten, falë mbështetjes së prefektit që ia kam kërkuar që ditën e parë. I kam thënë; do të jesh prefekt i Vlorës, por do të kesh si detyrë që të japësh certifikatat e pronësisë banorëve të Himarës. Duhen bërë letrat siç duhet që nesër mos t’i kontestojë dikush. E njoh mirë unë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ça të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ça bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror. Por ama nuk është se nuk e di historinë, dhe të pronës sonë atje.

Të nipave dhe mbesave të kushërinjve, të krushqve dhe të të gjithëve. I di mirë. Ti ndajmë gjërat, ca është e jotja, është e jotja dhe e krushkut i takon atij. Do të më shihni pas disa javësh, do të jem më Theth, edhe atje të njëjtën gjë, shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikatat akoma sot, jo për faj apo ndonjë plan të ndonjërit për t’u marrë shtëpitë. Se dhe atje shkojnë vizitorë dhe hotelet janë plotë. Himariotët janë himariotë, dhe pikë. Secili i di vetë se ku i ka rrënjët. Ne nuk i ndajmë as shqiptarët, as në veri as ju dhe jo të ndajmë himariotët. Kush ju thotë diçka tjetër, shiheni mirë se pse e thotë. Shqiptarëve sua ha qeni shkopin, se nuk ua fut njeri në politikë. Kanë pasur të bëjnë me lloj lloj marifetesh. Mes shqiptarëve, himariotët janë njisha, politikë jo lokale, por globale.

Shqiptarëve nuk ua ha qeni shkopin për politikë. Mos bëni pre e këtyre broçkullave. Nuk e do kush Himarën më shumë se ju. Unë jam një nga ju, doni apo nuk doni. Certifikatat sot do i japim. Ai që bërtiti sesa kushtojnë certifikatat, i them se bëjnë zero lekë. Të gjitha falas, pa asnjë kokërr leku, se janë shtëpitë tuaja. Ne kemi ndërtuar mijëra shtëpi për tërmetin dhe asnjë kokërr leku nuk iu kemi kërkuar atyre që humbën shtëpitë. Janë banesat e tyre dhe të bëjnë çfarë të duan. Himara ka nevojë për zhvillim. Himara po ngjitet dhe nga ngjitja e saj do të përfitoni më shumë ju. 4000 certifikata do jepen brenda vitit dhe Prefektura është adresa e problemit.”, tha Rama.

Previous Post

Kosova e Evropa janë në ankth nga kthimi i mundshëm i Trumpit si president, thotë Kurti

Next Post

Kërkesa e Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalë menjëherë ofensivën në Rafah

albnews

albnews

Related Posts

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta
Albania

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40
Albania

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025
Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’
Albania

Berisha paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet më 16 maj, ora 17:00 te bulevardi ‘Zogu i parë’

13 May, 2025
Next Post
Kërkesa e Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalë menjëherë ofensivën në Rafah

Kërkesa e Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalë menjëherë ofensivën në Rafah

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4696 shares
    Share 1878 Tweet 1174
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2391 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM