ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shqiptari u hoq si babai i 13 fëmijëve për t’iu dhënë pasaporta britanike, dënohet me 5 vite burgim 1 hour ago
Incident në ajër, avioni me sekretarin Amerikan të Luftës bën ulje emergjente në Britani 2 hours ago
Tri porositë e Von der Leyen për Kosovën 4 hours ago
Tifozët në ethe për Shqipëri-Angli, hapet gara për biletat e sfidës në “Air Albania” 4 hours ago
PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Në 2023 mori pagë nga spitali privat 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Hasani: Objektivi historik, Shqipëria e 2030-ës anëtare me të drejta të plota në BE

albnews by albnews
27 May, 2024
in Albania
0
Hasani: Objektivi historik, Shqipëria e 2030-ës anëtare me të drejta të plota në BE
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se, Rezoluta antikorrupsion i shërben objektivit historik, Shqipëria e 2030-ës anëtare me të drejta të plota në BE.

Në fjalën e tij në seancën plenare të Kuvendit ku po diskutohet projektrezoluta “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, Hasani tha se, diskutimi i sotëm për miratimin e pr/rezolutës që kemi ndërtuar mbart një rëndësi të veçantë”.

RelatedPosts

Çfarë shkruante më 1809 Bajroni për shqiptarët?

Tifozët në ethe për Shqipëri-Angli, hapet gara për biletat e sfidës në “Air Albania”

PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Në 2023 mori pagë nga spitali privat

“Së pari, shpreh atë proces dinamik ku krejt shoqëria shqiptare tanimë është përfshirë për realizimin e objektivave madhorë me një rezonancë që lidhet, jo thjesht me realitetin që përjetojmë, por sidomos me një brez të projektuar drejt së ardhmes, një e ardhme që ka zënë fill më parë, por konkturohet sot dhe këtu”, tha Hasani.

Së dyti, shtoi Hasani, “është një kumt që kjo mazhorancë dhe klasa politike e përfaqësuar në këtë Kuvend, i përcjell qartazi dhe pa kurrfarë ambiguiteti BE-së, vendeve të rajonit me të cilët ndajmë histori dhe fate që përkojnë me një të ardhme të përbashkët, si dhe bashkësisë së vendeve demokratike, kryeherazi, aleatit tonë strategjik, SHBA-së, por dhe një mori organizatash e organizmash ndërkombëtarë ku Shqipëria është palë”.

Nga ky këndvështrim, theksoi Hasani, “hapi që po ndërmarrim, mund të konsiderohet akti përmbyllës i një faze të gjatë tranzicioni dhe akti përurues i një shteti të ri modern shqiptar në shekullin e 21-të, një akt që na rendit në mënyrë të pakthyeshme krah bashkësisë së demokracive liberale perëndimore, si kurrë ndonjëherë tjetër në histori”.

“Ashtu siç përmendet edhe në hyrje të pr/rezolutës, si udhërrëfyes shërbejnë rekomandimet e Raportit të BE të vitit 2023 për vendin tonë, raporti screening i KE, si dhe deklaratat të Samitit për Demokraci të SHBA.

Ndërkohë që barra e vënies në jetë dhe e zbatimit i ngarkohet Kuvendit të Shqipërisë, përmes krijimit të një Komisioni të Posaçëm parlamentar”, u shpreh Hasani.

“Si organi më i lartë ligjvënës dhe njëkohësisht si zëdhënës të popullit shqiptar, pavarësisht përkatësive politike, ky Kuvend dhe më konkretisht Komisioni i Posaçëm, si vjegë e tij, do të kontribuojnë në jetësimin e reformave themelore në lëmë të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, duke shërbyer si një instrument analize, vlerësimi dhe çka është më e qenësishme, hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi me një rreze jetëgjatë për arritjen e objektivit historik për të gjithë, Shqipëria e 2030-ës anëtare me të drejta të plota në BE, qytetare e denjë e Brukselit krahas simotrave të veta.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shqiptari u hoq si babai i 13 fëmijëve për t’iu dhënë pasaporta britanike, dënohet me 5 vite burgim

Shqiptari u hoq si babai i 13 fëmijëve për t’iu dhënë pasaporta britanike, dënohet me 5 vite burgim

15 October, 2025
Incident në ajër, avioni me sekretarin Amerikan të Luftës bën ulje emergjente në Britani

Incident në ajër, avioni me sekretarin Amerikan të Luftës bën ulje emergjente në Britani

15 October, 2025
Tri porositë e Von der Leyen për Kosovën

Tri porositë e Von der Leyen për Kosovën

15 October, 2025
Tifozët në ethe për Shqipëri-Angli, hapet gara për biletat e sfidës në “Air Albania”

Tifozët në ethe për Shqipëri-Angli, hapet gara për biletat e sfidës në “Air Albania”

15 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result