Një i ri nga Dibra Leo Roçi rezulton i zhdukur prej disa ditësh. Babai tregoi në një lidhje përmes ‘Skype’ në News 24 se kur ka kontaktuar për herë të fundit me të birin. Ai ka treguar se kontakti i fundit i të birit ka qenë me dajën, ndërsa shtoi se më pas djali i ka dërguar djalit të dajës një video nga kufiri serbo kroatt.
“Jam te doganat o kusho. Ja Serbia, ja Kroacia”, dëgjohet të thotë ai. “Ne si familjarë nuk kemi pasur më komunikim me të.
Me dajën ka komunikuar për herë të fundit në orën 02:30 të mëngjesit në 21 maj. Ka informuar djalin e dajës me anë të një videoje për t’i bërë me dije se ka mbërritur deri në atë pikë në doganën serbo-kroate. I ka thënë ta dini deri kur kam arritur.
Daja nga Zvicra e mori në telefon dhe telefoni i tij ka qenë i ndezur por askush nuk është përgjigjur. 20 minuta pas kontaktit të fundit djali nuk është përgjigjur. 15 orë telefoni ka qenë i ndezur. Dy ditë është fikur telefoni. Pas dy ditësh është ndezur telefoni, pastaj na është përgjigjur një grua në gjuhën serbe”, tha ai.
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” është transmetuar edhe videoja që Leo i ka dërguar kushëririt të tij ku tregonte se ishte në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.
Roci është nisur me datë 19 maj me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë. Pasi ka arritur në Prishtinë nuk ka patur biletë për më tej dhe ka fjetur në një hotel në kryeqytetin e Kosovës.
Të nesërmen më 20 maj është nisur me një taxi për në Serbi nga dogana Merdare. Pasi ka kaluar doganën me taxi, taxia e ka çuar në autobusin që nisej për në Beograd.
Prej andej me një taxi tjetër ka shkuar në piken kufitare Serbi-Kroaci, ku ka kontaktuar për herë të fundit me familjarët. Familjarët e tij ngrenë dyshime për diçka të keqe që mund t’i ketë ndodhur nga persona me të cilët ka qenë në burg dhe kanë frikën se edhe nuses dhe fëmijës së djalit mund t’iu ndodhë diçka e keqe.
Dëshmia e të atit
“Është torturuar, masakruar”, kështu është shprehur gruaja e doganierit serb, e cila kishte telefonin e Leo Roçit, 34-vjeçarit i cili rezulton i zhdukur prej orëve të para të mëngjesit të 21 Majit dhe kontaktet e fundit i ka humbur në kufirin serbo-kroat.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, babai i 34-vjeçarit Leo Roçi ka treguar se bashkëshorti i saj doganier kishte gjetur dokumentet dhe telefonin e tij në doganë.
“Nuk e kuptonin se çfarë thoshte, bisedoi vajza ime që ishte në Maqedoni. Na ka thënë që e dimë se ku është personi, por nuk mund t’ju tregojmë. Ka thënë që nuk dua të tregoj më shumë. Pastaj ka thënë që është torturuar masakruar, me tutje nuk di dhe se për çfarë ka ardhur në Serbi.
Atë ditë e ka mbajtur telefonin hapur kur ka ardhur i shoqi ka komunikuar me dhëndrin tim që di serbisht, I ka thënë që dokumentet i kam gjetur tek tabela ku lexon “Bojokva,” që futesh tek dogana, vendi ku është përleshur çuni ku i kanë rënë dokumentet’.
Ka thënë dokumentet i kam kur të doni hajdeni dhe merreni. Donin të dinin arsyen pse djali ka shkuar në Serbi dhe ku donte të shkonte. Nuk e di a është në burg, apo është i vdekur. Gruaja e doganierit na tha që është torturuar edhe i gjakosur, në një rast na thënë që “nuk jeton më”.
Nuk e di çfarë është bërë me djalin, nuk na japin të dhëna. Kemi video e biseda, kemi bërë denoncim. Gruaja ime dhe djali i vogël janë nisur drejt Serbisë”, u shpreh babai i Leos.
Babai i Leo Roçit, i zhdukur prej 9 ditësh, ka treguar komunikimin e fundit me të birin para se të humbnin kontaktet më 21 Maj.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, babai i 34-vjeçarit ka deklaruar se i Leo i kishte thënë që do të shkonte në Angli tek djali dhe gruaja e tij, që jetonin në Britani.
34-vjeçari kishte pak kohë që ishte liruar nga qelia pasi kishte përfituar nga Amnistia Penale dhe do ishte drejt Anglisë tek djali, të cilin e kishte lënë 6 muajsh.
Babai i të riut tregoi itinerarin që do të ndiqte Leo Roçi për të mbërritur në destinacion.
“Është nisur nga Durrësi, tek dajat e tij dhe ka udhëtuar me autobus në Prishtinë më 19 Maj. Më tha që do iki të takoj djalin në Angli, e ka lënë 6 muajsh djalin dhe kur bisedonte në telefon i biri i thoshte ‘kur do të vish o babi’.
Të nesërmen ka marrë taksinë drejt kufirin serbo-kroat pasi do të shkonte në Francë dhe më pas në Angli.
Komunikimi me djalin është ndalur tek dogana e Kroacisë. Ai ka folur për herë të fundit me dajën e tij. Komunikimi 02:30 të datës 21 Maj.
E ka telefonuar daja i vet nga Zvicra, por nuk përgjigje. Për 15 orë telefoni ka qenë i ndezur, ne e shikonim.
Dy ditë është fikur telefoni, kur u ndez është përgjigjur një grua që fliste serbisht”, tha ai.