Dhuna ndaj avokatit të Berishës, Sokol Mëngjesi futet në intubim

albnews
By
1 Min Read

Avokati Sokol Mëngjesi pas dhunës së ushtruar ditën e sotme nga tre persona, është futur në intubim. Ai është futur në intubim për shkak të dëmtimeve të marra në pjesën e kokës. Avokati po merr ndihmë nga aparaturat mjekësore për oksigjen.

Ngjarja e rëndë ka nodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë.  Ai u dhunua nga tre persona të pa maskuar ndërsa dy prej tyre janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.

Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Dyshohet se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Dhunimi i tij dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit.  Ndërkohë Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik.

Share This Article