Aktualisht avokati është në terapi intensive në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ku raportohet se ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në trup.
Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua paraditen e ditës së djeshme në ambjentet e një kopshti privat në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vijon të jetë në gjendje të rënduar shëndetësore. Aktualisht avokati është në terapi intensive në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ku raportohet se ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në trup. Siç edhe u pa në pamjet e publikuara një ditë më parë 4 autorët e kanë dhunuar avokatin me doreza hekuri, leva dhe shqelma, të cilat si pasojë i kanë shkaktuar fraktura të shumta.
Katër autorët, konkretisht Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç; Elton Kasaj, 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç, vijojnë të jenë në kërkim nga policia, ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë prej tyre. Mësohet se Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja.Nga hetimet e deritanishme thuhet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Po ashtu bëhet me dije se policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve.