Arrestohet 24-vjeçari anglez në Dhërmi. Bëhet me dije se të riut i janë gjetur në automjet sasi drogërash të forta si mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene.
Mësohet se 24-vjeçari posedonte drogërat me qëllim shitjen e tyre në ambientet e argëtimit në Dhërmi. Gjithashtu sasia e lëndës narkotike të gjetur është sekuestruar.
Vihet në pranga një 24-vjeçar anglez, të cilit iu gjet në automjet sasi me droga të forta si mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene. Sekuestrohet sasia e lëndëve narkotike, që u gjet në automjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta, me qëllim shitjen, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin anglez O. L., 24 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura sasi me droga të forta, mdma, ketaminë, kanabis dhe kërpudha magjike haluçinogjene, të cilat dyshohet se 24-vjeçari i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në ambientet e argëtimit në Dhërmi. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.