Princesha e Uellsit, Kate Middleton, është rishfaqur sot në Londër në publik, brenda makinës me të cilën arriti në Pallatin Buckingham para fillimit të paradës së Trooping the Color, eventi kryesor i kremtimit të ditëlindjes zyrtare të mbretit Charles III.
E veshur me të bardha, Kate rishfaqet në publik
Ajo është fotografuar e veshur me të bardha, e ulur përkrah fëmijëve të saj dhe Princit të Uellsit. Ajo është kolonelja e Gardës Irlandeze, e cila do të japë përshëndetjen mbretërore në orën 11:00.
Kjo është hera e parë që Catherine ka bërë një paraqitje zyrtare që kur njoftoi në mars se po trajtohej për kancerin.