Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu.
Në këtë takim Begaj ka kërkuar nga homologia e tij Sandu që Moldavia ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Begaj gjithashtu i ka kërkuar mbështetje për anëtarësimet e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për kontributet e Moldavisë në KFOR.
“Gjatë takimit tim me Presidenten Maia Sandu, rikonfirmova mbështetjen e Shqipërisë për rrugën e Bashkimit Evropian të Moldavisë.U bëra thirrje për rishikim të njohjes së Kosovës dhe për mbështetje për anëtarësimet e saj ndërkombëtare. Jam mirënjohës për kontributet e Moldavisë në KFOR”, ka shkruar Begaj në “X”.