ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video) 46 minutes ago
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin. 2 hours ago
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së 2 hours ago
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr 2 hours ago
Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Takimi i udhëheqësve evropianë përfundon pa dakordësi mbi propozimet për postet kyçe të BE-së

albnews by albnews
18 June, 2024
in Bota
0
Takimi i udhëheqësve evropianë përfundon pa dakordësi mbi propozimet për postet kyçe të BE-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian përfunduan pa marrëveshje një diskutim të hënën se kush duhet të marrë postet kryesore të bllokut evropian për pesë vitet e ardhshme.

Vendimi për emrat e rinj të krerëve të institucioneve të BE-së synohet të merret në një takim të nivelit të lartë javën e ardhshme. Takimi i drejtuesve evropianë ishte i pari që nga zgjedhjet për Parlamentit Evropian, ku partitë e qendërs së djathtë, por edhe e djatha e skajshme shënuan fitore, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz pësuan humbje të fortë. Gjatë darkës në Bruksel, 27 udhëheqësit evropian diskutuan se kush duhet të drejtojë organin e fuqishëm ekzekutiv të Komisionit Evropian, kush duhet të drejtojë Këshillin Evropian dhe kush duhet të marrë postin e shefit të Politikës së Jashtme.

RelatedPosts

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

Pritej gjerësisht që ata të propozonin zonjën Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si Presidente e Komisionit Europian, ish-kryeministrin portugez Antonio Costa si President të Këshillit Europian dhe kryeministren e Estonisë Kaja Kallas si shefe të Politikës së Jashtme. Por presidenti aktual i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se u nevojitej më shumë kohë.

 “Ishte një bisedë e mirë e cila po shkon në drejtimin e duhur. Por nuk ka marrëveshje sonte”, u tha ai gazetarëve pas darkës.

Von der Leyen drejt një mandati të dytë

Ursula Von der Leyen mbetet në pozitat më të favorshme për të siguruar edhe një mandat tjetër si Presidente e Komisionit Evropian, sidomos pas fitores së partisë së saj të qendrës së djathtë, Partisë Popullore Europiane në zgjedhjet që u mbajtën nga 6-9 qershor. Franca kishte shqyrtuar më parë edhe mundësinë e kandidaturave të tjera veç zonjës Von der Leyen, por tani që presidenti Macron thirri zgjedhjet e parakohshme parlamentare qeveria preferon qëndrueshmërinë e Bashkimit Europian. Gjermania e ka bërë të qartë se mbështet zonjën Von der Leyen për një mandat tjetër. Mundësia që udhëheqësit të marrin formalisht një vendim është takimi i nivelit të lartë që do të mbahet më 27 dhe 28 qershor. /VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

9 November, 2025
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

9 November, 2025
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

9 November, 2025
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result