Ndeshja me Spanjën/ Sylvinho bën një premtim për tifozat shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në konferencën për shtypin pas ndeshjes Kroaci-Shqipëri 2-2, që solli pikën e parë të kuqezinjve në grupin B të Euro 2024, trajneri Sylvinho tha:

“Kam biseduar me FSHF-në: ne duam të kënaqemi në evenimente të tilla. Dua t’i premtoj popullit shqiptar që do të luftojmë në çdo moment të lojës, për çdo top dhe çdo pikë. Sot meritonim fitoren. Jam krenar me lojtarët. Jam krenar edhe për faktin që populli shqiptar ka festuar sot.

A prisja më shumë nga Kroacia? Është shumë e vështirë kur analizon ndeshjen dhe sheh vetëm rezultatin. Nëse Gjasula nuk do të shënonte, ne do të ishim shumë të trishtuar. Ndërkohë që Kroacia do të cilësohej e mrekullueshme për dy golat për dy golat.

Kroacia nuk luajti keq ndaj Spanjës, por spanjollët shënuan gola brenda pak minutave. Duhet parë në tërësi performanca e një skuadre.

Tentuam të mbroheshim mirë. Kemi bërë lojë të mirë kundër një skuadre të vështirë dhe lojtarëve të jashtëzakonshëm. Kroacia ka tërë respektin tim”, u shpreh Sylvinho.

Share This Article