Rihanna do të jetë fytyra e re e një prej parfumeve më të famshme dhe më të pëlqyera për femra në botë. Këngëtare, aktore, modele, sipërmarrëse dhe shumë më tepër, Rihanna është shndërruar kohët e fundit në një model frymëzimi për shumë femra në mbarë botën.
“Talent i pamatshëm, bukuri e jashtëzakonshme dhe tërheqje universale”, kështu e përshkruan Christian Dior në shënimin zyrtar superyllin amerikan, që do të jetë muza e re për aromën J’Adore.
“Të jesh fytyra e re e J’Adore është një nder dhe një mision. Ky parfum, të cilin e kam njohur dhe e kam dashur për kaq shumë kohë, do të thotë shumë për gratë, për botën time, historinë time, rrënjët e mia, si dhe ka qenë i lidhur ngushtë me krijimtarinë time dhe feminilitetin tim”, komentoi ajo
Emërimi historik i Rihanna-s si imazhi zyrtar i Dior, vjen pas bashkëpunimit 20-vjeçar me aktoren Charlize Theron.
Artistja botërore do të jetë gruaja e parë me ngjyrë që do të përfaqësojë markën legjendare franceze.
Këngëtarja me origjinë nga ishujt Barbados, prej kohësh tashmë, është shkëputur nga industria e muzikës, duke iu dedikuar plotësisht modës dhe kozmetikës. Në vitin 2022, revista Forbes e renditi Rihann-ën në listën e 100 femrave më të fuqishme në botë, me fitime marramendëse në kompanitë e saj Fenty Beauty dhe Savage.