Polonia thirri sot ambasadorin rus në Varshavë për t’i kërkuar shpjegime rreth komenteve të presidentit rus Vladimir Putin, në lidhje me zanafillën e Luftës së Dytë Botërore, njoftoi zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz.
“Jemi gati t’u shpjegojmë diplomatëve rusë fakte historike për aq kohë sa do u duhet të kuptojnë, se bota nuk do ta harrojë kurrë kuptimin e vërtetë të paktit ‘Ribbentrop-Molotov’ (pakti i neutralitetit midis Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik),” shkroi sot në Twitter Marcin Przydacz.
Në fillim të muajit, Putin kritikoi një rezolutë të Parlamentit Europium, që deklaronte se pakti i neutralitetit i vitit 1939, i quajtur kështu sipas diplomatëve që e nënshkruan atë në Moskë, çoi në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.
Przydacz deklaroi për agjencinë polake të lajmeve PAP, se gjatë takimit me ambasadorin rus, Sergey Andreev ministria e Jashtme e Polonisë shprehu kundërshtim të fortë ndaj pretendimeve historike të bëra nga Putini dhe kreu i parlamentit rus, Vyacheslav Volodin.
Andreev i quajti bisedimet të vështira por civile./ATSH/