ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 14 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 15 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 16 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 16 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 19 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Sela: Mini-Schengeni është skandal, përmes tij shtrihet ndikimi i Rusisë në rajon

albnews by albnews
29 December, 2019
in Maqedonia
0
Zijadin Sela: Shkojmë në zgjedhje, na priftë e mbara
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela thotë në një intervistë për KosovaPress se nisma rajonale, e quajtur Mini-Schengen ballkanik, është skandal për faktorin politik shqiptar kudo që jeton. Sipas tij, përmes kësaj nisme, Serbia po i mundëson Rusisë të shtrihet në vendet e rajonit, ndërkohë që shqiptarët vazhdimisht bënin përpjekje të largonin influencën ruse nga Ballkani.

Sela u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që sa më parë të formojnë Qeverinë, në mënyrë që të mund t’i përgjigjen institucionalisht kësaj nisme.

Sela thotë se kjo nismë rajonale, krahas zhvillimeve të fundit, dhe deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të shqiptarët të flasin me vete dhe të ndjehen të irrituar.

RelatedPosts

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Rama: Shqipet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova ndotësit më të mëdhenj të pikave turistike

“Skandal për faktorin politik shqiptar, pa marrë parasysh se ku jeton. Unë nuk them se duhet të bashkohemi fizikisht faktorët politikë kudo që janë, por me qëndrime dhe në platformë dhe në ide të jemi të bashkuar. Ndjehem i zhgënjyer besoj si çdo shqiptarë që jeton në këtë botë, nuk po e ndaj në këto tre vende, pesë vende apo në të gjithë botën, sepse deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë kanë bërë që shqiptarët të flasin me vetën dhe të ndjehen të irrituar, me të drejtë. Ne si Aleanca për Shqiptarët çdo nismë rajonale, duke pasur parasysh që Kosova vazhdon që të mos pranohet si shtet i pavarur dhe përballet me një luftë të egër diplomatike, me tërheqje të njohjeve të pavarësisë që ka arritur deri tani, duke pasur parasysh që akoma nuk është anëtare fuqiplotë në Kombet e Bashkuara, mendoj që çdo nismë rajonale që do të nis të shkojë përmes Prishtinës sot, dhe as përmes Tiranës, as përmes Shkupit dhe as përmes çfarëdo kryeqyteti në rajon”, thotë Sela derisa pyetet për projektin e Mini-Schengenit ballkanik.

Ai kujton çështjet me të cilat u përballë Maqedonia e Veriut kohët e fundit, përfshirë këtu ndryshimet kushtetuese dhe marrëveshjen me Greqinë, duke thënë se faktori politik shqiptar çdoherë u mundua për largimin e influencës ruse nga Ballkani.

Sipas tij, një nismë e tillë rajonale vetëm sa e sjellë Rusinë në vendet e rajonit.

“Sapo kemi dalë nga një proces ngërçi, bëmë ndryshimet kushtetuese, u arrit marrëveshja me Greqinë, në lidhje me emrin, kemi pasur edhe plot probleme të tjera për t’i shtruar në tavolinë, dhe ne si Aleancë për shqiptarët edhe i shtruam, por ideja që çdo herë përflitej dhe flitej ishte largimi i influencës ruse nga Ballkani sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe në drejtim të kësaj, faktori politik shqiptar bëri kompromis edhe me vetën e tyre dhe la shumë nga vetja e tyre në mënyrë që të arrihet ky qëllim. Tani nëpërmjet kësaj nisme rajonale të Mini-Schengenit, po shoh që jo vetëm që nuk po largohet Rusia por nëpërmjet Serbisë po vjen dhe po na ulet këmbëkryq në mes të Tiranës, në mes Shkupit dhe gjithë rajonit. Vjen këmbëkryq nëpërmjet Mini-Schengenit dhe Serbisë”, thotë ai.

Sela shton se nëse nismat rajonale nuk i kanë të përbashkëta orientimet strategjike të vendeve, ato nuk mund të funksionojnë.

“Serbia po arrin nëpërmes kësaj nisme rajonale dhe Vuçiqi që ta izolojë Kosovën ashtu siç bënë përpjekje ndërkombëtarisht të bëjnë një izolim të tillë edhe në rajon, mundohet ta shndërrojë në një pikë të errët e cila do të përjashtohej nga ky Mini-Schengen” shton ndër të tjera Sela.

“Mendoj që politikanët kosovarë të dalë si rezultat i zgjedhjeve të fundit parlamentare atje, më të rëndësishme se çdo gjë e kanë të ndërtojnë institucionet e shtetit të dala nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të tetorit dhe jo teket e tyre personale për të marrë ndonjë pozicion më të mirë ministri ose presidenti. Albin Kurti sa më shpejtë duhet të bëhet kryeministër i Kosovës në mënyrë që Kosova t’u përgjigjet këtyre nismave institucionalisht nga kryeministra dhe ministra të cilët janë rezultat i vullnetit të shprehur me votë ditën e zgjedhjeve”, thotë ai.

Por ai thotë se qëndrimi i faktorit politik në Kosovë krahas kësaj nisme, duke refuzuar pjesëmarrjen, është i drejtë, meqë ende ka plagë të pashëruara të shqiptarët.

Këtu, ai përmendi të pagjeturit nga lufta e fundit në Kosovë, gratë e dhunuara seksualisht dhe moskërkimfaljen nga ana e Serbisë.

Ai tha se nuk mund të pritet përkrahje e nismave të tilla nga ana e shqiptarëve derisa Serbia nuk kërkon falje publike për gjenocidin e kryer.

“Duhet dëmshpërblim për Kosovën nga ana e shtetit serb, kërkim-falja dhe njohja e Pavarësisë së Kosovës, atëherë mund të ulet të bisedohet për nisma rajonale”, shtoi Sela.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result