Ligjvënësit demokratë dhe republikanë janë bërë bashkë dhe i kanë i kërkuan drejtoreshës së Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle të largohej nga posti pas tentativës për vrasjen e Donald Trump.
Kërkesa erdhi gjatë dhe pas një seance të tensionuar të Komisionit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të hënën, që mori në pyetje Cheatle për përgatitjet e sigurisë së agjencisë së saj përpara mitingut të 13 korrikut në Butler, Pensilvani, që çoi në atentatin ndaj Trump.
Për gati gjashtë orë, anëtarët kërkuan t’u përgjigjen pyetjeve të vazhdueshme në lidhje me të shtënat, duke përfshirë mënyrën se si i dyshuari Thomas Matthew Crooks ishte në gjendje të hipte në një çati aty pranë dhe pse Trump u lejua të dilte në skenë edhe pasi ishte raportuar një person i dyshimtë.
Ajo hodhi poshjtë kërkesën për dorëheqje duke thënë se ishte “personi më i mirë për të udhëhequr Shërbimin Sekret në këtë kohë”.
Të shtënat lanë një person të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur, përfshirë ish-presidentin.
Seanca dëgjimore e së hënës ishte shumë e tensionuar për Cheatle, pasi ligjvënësit talleshin me përgjigjet e saj dhe mungesën e informacionit që agjencia kishte bërë publike. Gjithashtu ajo se çfarë ndodhi në komision ishte një shfaqje e rrallë dypartiake, ku republikanët dhe demokratët ishin bërë bashkë, në një Capitol Hill gjithnjë e më të polarizuar.