Letrat e Princeshës Diana drejtuar ish-zonjës së shtëpisë që punonte për familjen e saj po dalin në shitje. Ato ofrojnë një pasqyrë të jetës pas dyerve të mbyllura duke filluar nga përgatitjet e dasmës me Princin e atëhershëm Charles dhe detaje të fëmijërisë së Princit Harry dhe Princit William.
Violet Collison, me pseudonimin Collie, ishte kryepunonjësja e shtëpisë në Park House në rezidencën mbretërore të Sandringham Estate, ku Diana lindi dhe u rrit. Collison dëshmoi lindjen e Dianës, si dhe vëllezërve e motrave të saj, Sarah, Jane dhe Charles. “Collison ishte një gjithmonë në jetën e Dianës dhe mbeti e tillë gjatë gjithë jetës së saj”, tha Luke Macdonald, kreu i artit dhe pasurive në Sworders.
Edhe pasi Collison doli në pension në 1973, Diana vazhdonte e takonte rregullisht, organizonin festa për ditëlindje, Krishtlindje etj. Një letër e datës 8 korrik 1981, tri javë para dasmës mbretërore, e shkruar me dorë nga Diana në Pallatin Buckingham, tregon përgatitjet para dasmës. “Të gjithë janë të zënë këtu duke bërë dekorime të minutës së fundit…”, ka shkruar Diana.
Në letrën tjetër, Diana i tregon Collison-it për adhurimin e Princit William ndaj vëllait të tij të vogël. “William e adhuron vëllanë e tij të vogël dhe e kalon gjithë kohën duke e përqafuar dhe puthur. Gjë që është e mrekullueshme për t’u parë”, shkruante ajo.
Midis artikujve të paraqitur në ankand janë gjithashtu kartolinat e Krishtlindjeve të nënshkruara dhe relikte nga ngjarjet që lidhen me jetën e Dianës, të tilla si një ftesë personale për dasmën mbretërore, një thirrje për funeralin e Dianës etj. Disa nga letrat janë vlerësuar se mund të shiten për vlerën nga 800 deri në 1200 paundë, por gjasat janë se do të arrijë dyfishin.