U dëmtua duke u larë në lumin Vjosa, përfundon në spital turisti spanjoll

albnews
By
0 Min Read

Një turist spanjoll është dëmtuar duke u larë në lumin Vjosa. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Përmetit.

Policia bën me dije se 46-vjeçari me inicialet J.A. ishte duke u larë në lumin Vjosa dhe ka marrë disa dëmtime.

Spanjolli ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article