E vrau policia, Serbia e dorëzon trupin e Faton Hajrizit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Jashtme në Kosovë përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se Serbia ka dhënë konfirmimin e saj për autoritetet në Prishtinë, që të kryejnë tërheqjen e trupit të të ndjerit, Faton Hajrizi, i cili u vra nga policia serbe pasi më parë i mori jetën me armë zjarri një efektivi.

“MPJD njofton opinionin publik që sot Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, të raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, Faton Hajrizi. Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.”

Ministria më tej sqaron se do të ketë procedura mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e trupit të pajetë të Hajrizit.

Share This Article