Autoritetet japoneze do të heqin alarmin e një tërmeti të madh që deklaruan një javë më parë nëse nuk ka aktivitet të rëndësishëm sizmik, tha ministri përgjegjës për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.
“Nëse nuk ka ndryshim të rëndësishëm në aktivitetin sizmik apo deformim të kores së tokës, në orën 17:00 të sotme, qeveria do t’i japë fund alarmit”, tha Yoshifumi Matsumura.
Ky alarm u shpall pas tërmetit me magnitudë 7.1 ballë në arkipelag më 8 gusht. /vizionplus.tv