Ishin te prekur nga Covid-19, vdesin dy persona në Klinikën Infektive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy persona kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive, pacientet ishin te prekur nga coronavirusi Covid 19. Sipas drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ata kanë pasur edhe sëmudje tjera të rënda dhe pas pranimit në klinikë, kishin rezultuar pozitiv me covid.

“Të premtën ka ardhë një pacient në moshën 80 vjeçare, i cili ka pasur sëmundje shumë të rënda me karcenom dhe sëmundje tjera, dhe njëkohësisht ka rezultu testi për Covid pozitiv dhe e kanë sjell në Intenziv dhe ai ka vdekur dikur për 2 orë. Dhe, po të premten ka qenë një pacient tjetër me probleme në mushkri edhe ai ka rezultuar pozitiv dhe ai ka vdekur, në Klinikën Infektive.” – ka thene Vishaj për Telegrafin.

Ai po ashtu tha se situata me Covid-19 është e qetë.

Share This Article