ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shqiptari u hoq si babai i 13 fëmijëve për t’iu dhënë pasaporta britanike, dënohet me 5 vite burgim 1 hour ago
Incident në ajër, avioni me sekretarin Amerikan të Luftës bën ulje emergjente në Britani 2 hours ago
Tri porositë e Von der Leyen për Kosovën 4 hours ago
Tifozët në ethe për Shqipëri-Angli, hapet gara për biletat e sfidës në “Air Albania” 5 hours ago
PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Në 2023 mori pagë nga spitali privat 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

PD akuzon: Ministri i Financave, Petrit Malaj, një nga autorët e manipulimit të të dhënave të Censit 2023

albnews by albnews
24 August, 2024
in Albania
0
PD akuzon: Ministri i Financave, Petrit Malaj, një nga autorët e manipulimit të të dhënave të Censit 2023
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e ri të Financave, Petrit Malaj, se është një prej personave që ka manipuluar të dhënat e Censit 2023, që u zhvillua në Shqipëri.

Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli, në një dalje për mediat, tha se kompania që dikur drejtohej nga Malaj dhe sot nga babai dhe motra e tij, është kontraktuar nga INSTAT për shërbime që kanë lidhje me regjistrimin e popullësisë.

RelatedPosts

Çfarë shkruante më 1809 Bajroni për shqiptarët?

Tifozët në ethe për Shqipëri-Angli, hapet gara për biletat e sfidës në “Air Albania”

PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Në 2023 mori pagë nga spitali privat

“Petrit Limos Malaj ministri i Financave rezulton i lidhur me këto biznese private:

1.BDO Albania shpk në pronësi edhe të familjarëve me administrator babanë dhe motrën e tij.

Vetë Malaj ka qenë administrator i drejtpërdrejtë deri në Dhjetor 2023.

2. PBM shpk në pronësi të të dy prindërve dhe vetë Petrit Malaj është larguar nga pronësia e drejtpërdrejtë në korrik 2019 duke ja shitur aksionet nënës së tij (kontrata e shitjes përmendet si numër dhe datë, por nuk është e depozituar në QKB për pasqyruar detajet e shitjes).

Kompania BDO Albania ka kryer auditimin e shoqërisë famoze të Erjon Veliajt Eco Tirana 2019-2021 kundrejt vlerës 1.8 mil lekë.

Dhe sipas Spending Data ka përfituar gjatë viteve 2019-2024 gjithsej 5.8 milionë lekë nga Instat dhe Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave Durrës.

Është pikërisht kontributi i ish-drejtorit të AKBN dhe ministrit aktual të financave, produkti i rezultateve të diktuara nga Edi Rama të censit të fundit dhe jo vetëm, me ulje të papunësisë dhe rritje të mirëqenies, apo shifra të minimizuara në maksimum të shqiptarëve të larguar jashtë vendit”, tha Vangjeli.

“Për këtë kompania e familjarëve të ministrit ku ka qenë edhe vetë administrator ka lidhur:

marrëveshjen Grant Kontrata CENS 2020 nr 1252/2 dt 7.12.2018, kontrata nr.1038/13 dt 10.12.2019;

Grant IPA 2014/A/07 Cens 22, kontrata nr. 721/12 dt 4.11.2022

Grant IPA 2019 Cens 22,kontrata 20200255 dt 7.03.2023

Grant kontratë nr.12550 mbështetje Cens, urdhër nr. 1067 dt 28.5.2024.

Pas sulmit kibernetik në INSTAT, më 7 shkurt 2024 Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Certifikimit e Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa, i cili duke folur për sulmin kibernetik në INSTAT, tha se të dhënat e censusit, nuk u prekën, sepse nuk ndodheshin fizikisht në INSTAT, por në një vendndodhje fizike jashtë INSTAT.

Në 31 korrik 2024 Petrit Malaj kreu betimin e marrjes zyrtare të detyrës si ministër i Financave. Por, a mund të besojnë shqiptarët te performanca gjatë ushtrimit të detyrës në respekt të ligjit kur Malaj kontribuoi në nxjerrjen e të dhënave të censit skandaloz e të pavërtetë apo për ushtrimin e detyrës në shkelje të ligjit për konflikit e interesit neni 35”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shqiptari u hoq si babai i 13 fëmijëve për t’iu dhënë pasaporta britanike, dënohet me 5 vite burgim

Shqiptari u hoq si babai i 13 fëmijëve për t’iu dhënë pasaporta britanike, dënohet me 5 vite burgim

15 October, 2025
Incident në ajër, avioni me sekretarin Amerikan të Luftës bën ulje emergjente në Britani

Incident në ajër, avioni me sekretarin Amerikan të Luftës bën ulje emergjente në Britani

15 October, 2025
Tri porositë e Von der Leyen për Kosovën

Tri porositë e Von der Leyen për Kosovën

15 October, 2025
Tifozët në ethe për Shqipëri-Angli, hapet gara për biletat e sfidës në “Air Albania”

Tifozët në ethe për Shqipëri-Angli, hapet gara për biletat e sfidës në “Air Albania”

15 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result