Avokatja bën deklaratën e pazakontë: Në burgjet shqiptare prodhohet raki patateje

albnews
By
1 Min Read

Në emisionin “Bardh a Zi” këtë të mërkurë në  ABC  është zbuluar një detaj i pazakontë.

Teksa u pyet se si është sot situata në burgjet e vendit, avokatja Margarita Kola tha se në këto institucione të vuajtjes së dënimit prodhohet edhe raki patateje.

“Prodhohet raki patateje në burgje. As unë nuk e dija”, tha avokatja.

Kujtojmë se vazhdimisht në burgje ka tentative për të futur sende të palejueshme, të drogës dhe armëve, si dhe të aparateve celularë.

Share This Article