Rreth 9 orë janë pritjet në pikën kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja në këtë pikë është 8 orë e 20 minuta deri në 8 e 40 minuta, transmeton Koha.net.
Pritje deri në 4 orë ka edhe Mutivodë, Muçibabë e te Dheu i Bardhë.
Ndërkaq në Jarinje pritjet janë deri në 1 orë.
Gjendje e njëjtë nuk paraqitet edhe për të hyrë në Kosovë, pritjet më të gjata janë deri në 10 minuta.