ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti më i vjetër në botë betohet për mandatin e tetë në Kamerun 41 seconds ago
McDonald’s përballet me masa të reja kundër abuzimit seksual 3 minutes ago
Harry i kërkon falje Kanadasë që mbajti kapelen e LA Dodgers gjatë Serisë Botërore 6 minutes ago
Tajfuni drejtohet drejt Kamboxhias pasi vrau të paktën 193 persona në Filipine dhe Vietnam 8 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 11 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Kompania gjermane shet koncesionin e kalatës lindore në portin e Durrësit

albnews by albnews
4 September, 2024
in Shqiperia
0
Kompania gjermane shet koncesionin e kalatës lindore në portin e Durrësit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Terminali i mineraleve nga u nisën mbetjet e dyshuara si toksike do të menaxhohet nga një kompani kroate, pas blerjes së aksioneve me një vlerë të paguar prej 13 milionë eurosh.

Kompania gjermane “EMS Shipping and Trading GMBH” u largua nga koncesioni i menaxhimit të kalatës lindore të portit të Durrësit më 31 korrik 2024, pasi ia shiti aksionet një kompanie kroate për një vlerë të paguar prej 13 milionë eurosh, sipas dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Kontrata e shitjes në favor të kompanisë kroate “SCAPHA D.O.O” u nënshkrua në qershor dhe u finalizua në fund të korrikut, pas marrjes së miratimit nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

RelatedPosts

“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Kompania gjermane e menaxhonte kalatën lindore përmes kompanisë së themeluar në Shqipëri, EMS APO që prej vitit 2013,  kur fitoi një koncesion 35-vjeçar nga qeveria në largim e ish-kryeministrit Sali Berisha. Një dekadë më pas, vazhdimësia e koncesionit u vendos në pikëpyetje nga planet për zhvendosjen e portit dhe zëvendësimin e tij me “Durrës Port Yachts and Marina” i qeverisë shqiptare në bashkëpunim me investitorin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Muhamed Alabbar.

Kompania blerëse rezulton një kompani me përgjegjësi të kufizuar e themeluar në Kroaci me adresë në Split, e cila merr përsipër sipas kontratës dy-palëshe të gjitha detyrimet që rrjedhin nga kontrata koncesionare.

“SCAPHA D.O.O” nuk ka depozituar në qendrën kombëtare të biznesit pronarët fundorë, por sipas të dhënave të siguruara nga burime të hapura drejtohet nga Filip Rogošić, një biznesmen i ri kroat dhe drejtues i portit të Splitit.

Kalata lindore e portit të Durrësit, e transformuar në një terminal mineralesh, u vendos në qendër të debatit publik gjatë muajit gusht për shkak të nisjes prej tij të kontenjerëve që dyshohet se përmbajnë mbetje toksike nga fabrikat e kompanisë “Kurum International”.

‘Basel Action Network”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara, më 5 gusht ngriti alarmin se dy anije kontenjerësh të linjës Maersk kishin ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontenjerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën.

Pas publikimit të skandalit, qeveria shqiptare është përpjekur të heqë fajin nga vetja duke fajësuar kompaninë koncensionare të portit dhe kompaninë Kurum si përgjegjës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti më i vjetër në botë betohet për mandatin e tetë në Kamerun

Presidenti më i vjetër në botë betohet për mandatin e tetë në Kamerun

7 November, 2025
McDonald’s përballet me masa të reja kundër abuzimit seksual

McDonald’s përballet me masa të reja kundër abuzimit seksual

7 November, 2025
Harry i kërkon falje Kanadasë që mbajti kapelen e LA Dodgers gjatë Serisë Botërore

Harry i kërkon falje Kanadasë që mbajti kapelen e LA Dodgers gjatë Serisë Botërore

7 November, 2025
Tajfuni drejtohet drejt Kamboxhias pasi vrau të paktën 193 persona në Filipine dhe Vietnam

Tajfuni drejtohet drejt Kamboxhias pasi vrau të paktën 193 persona në Filipine dhe Vietnam

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result