Humbën jetën rreth 3 mijë persona/ 23 vite nga 11 Shtatori, SHBA kujton sot sulmet më të mëdha terroriste

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmi terrorist ndaj Kullave Binjake u krye me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri avion i rrëmbyer u përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në ndërtesë dhe duke shkaktuar zjarr, ndërsa 17 minuta më vonë, një avion tjetër pasagjerësh u përplas mbi kullën jugore

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Viktimat në kullat binjake ishin 2 752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.

Ceremonitë në Nju Jork dhe Uashington do të nisin me një minutë heshtjeje, në kohën kur ndodhën sulmet.

Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë.

Share This Article