Alfred Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të Posaçëm për dënimin e tij me 2 vite burg.
Avokatja Klodiana Gjyzari paraqiti kërkesën këtë të hënë në sekretari, përmes të cilës kërkon pafajësinë e klientit tw saj. Më 2 shtator, Beleri u lirua me kusht, kur i kihsin mbetur edhe 6 muaj për të vuajtur në qeli.
Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të vitit të shkuar në Himarë, pasi dyshohej për blerje votash. Edhe pse fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, ai nuk arriti asnjëherë ta ushtronte detyrën. Ai u dënua me 2 vite burgim për akuzën e korrupsionit zgjedhor, por asnjëherë nuk e pranoi akuzën, duke deklaruar se ishte arrestuar me urdhër politik.
Gjatë kohës që vuante dënimin, Beleri u zgjodh edhe eurodeputet i Greqisë i propozuar nga kryeministri grek Mitsotakis, që përfaqëson Partinë Demokracia e Re.
Madje, drejtues të lartë të politikës greke e kanë cilësuar arrestimin dhe dënimin e Belerit në vendin tonë si shkelje të të drejtave të njeriut dhe të zgjedhurve me votë nga populli.