Pasditen e sotme janë njoftuar ndryshime të reja në qeveri. Ndryshimet u bënë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ndërsa Rama i ka besuar pozicionin e zv.ministres së Turizmit, Ilva Gjuzit. Gjuzi u prezantua në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS ndërsa ajo u prezantua nga Edi Rama si nënkryetare e Asamblesë.
Gjuzi kohët e fundit mori një vëmendje të shtuar duke lartësuar imazhin dhe punën e Edi Ramës ndërsa mesa duket kjo thurje e lavdeve nga ana e tyre për të nxjerrë sa më të hyjnëzuar kreun e tyre të partisë është shpërblyer me një pozicion të rëndësishëm.
“Rama është 10 hapa para të tjerëve,” u shpreh Gjuzi disa ditë më parë ndërsa mesa duket kryeministri në këto hapa që është përpara dëshiron të marrë edhe personat të cilat e lavderojnë atë dhe punën e tij.