Një 42-vjeçar në Kinë ka kapur me anë të një kamere 360 gradë momentin kur shpëtoi për mrekulli falë një peme.
Yang Meng bashkë me një person tjetër ishte duke ngjitur malet Fanzengjian në kushte shiu, në momentin kur rrëshqiti dhe vijoi të zbriste poshtë, derisa hasi në një pemë.
Videoja e filmuar nga kamera që ai kishte në trup tregon sesi Meng rrëshqiste nëpër një shkëmb të lagur nga shiu.
“E kuptova që nuk ngrihesha dot dhe se po rrëshqisja gjithnjë e më shpejt. Aty e kuptova që po bija nga një shkëmb,” tha ai për CNN.
“Kur u përplasa me pemën….thjesht po mendoja “s’ka shanse, kam vdekur.”
Videoja e postuar në Douyin, versionin kinez të TikTok, është pëlqyer nga më shumë se 280,000 përdorues në platform dhe është shpërndarë mbi 445 000 herë.
Në një video pasuese të shpërndarë në platformë, Yang tha se nuk ishte lënduar rëndë nga rënia, por se kishte disa të vrara në këmbën e tij të majtë.
Yang tha se incidenti e ka bërë që të mendojë më seriozisht për kuptimin e jetës.