VIDEO/ Sherr i dhunshëm në një festival në Greqi, plagosen dy nënkryetarë bashkie

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku kanë mbetur të plagosur edhe dy nënkryetarë bashkie.

Sipas mediave helene ngjarja ndodhi gjatë një festivali në sheshin Grigoriou Lambrakis, në Korydallos.

Mes të plagosurve është edhe nënkryetari i Bashkisë Korydallos, Charalambos Tsirakdis, i cili u sulmua gjatë përleshjes së ashpër teksa po i afrohej vendit të ngjarjes për të qetësuar situatën.

“Nuk e kam idenë se si dhe pse filloi sherri. Unë isha ulur në anën e kundërt dhe shkova të shikoja se çfarë po ndodhte.

Ne ishim bashkë me persona të tjerë nga komuna dhe pamë që diçka po ndodhte dhe shkuam t’i ndajmë.

Sapo na panë që po afroheshim, mua dhe nënkryetart tjetër, filluan të na gjuanin me tavolina e karrige.

Nuk mbaj mend as sa njerëz ishin”, tregon Tsirakis, i shtruar në spital me lëndime në krahun e majtë dhe në shpinë.

Në Spitalin e Atikës u transferua edhe nënkryetari i dytë i Koridallos, i cili e ka pësuar dëmtime në kokë.

Share This Article