“Pas përplasjes, e ‘përpiu’ një dallgë e madhe…” Apeli liron nga qelia italianin që aksidentoi kunatin me jetski në Velipojë

albnews
By
1 Min Read

Pak më shumë se 1 muaj nga arrestimi, Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar nga paraburgimi shtetasin italian Salvatore Di Tella që shkaktoi në mënyrë aksidentale humbjen e jetës të kunatit të tij Nicola Loro.

Ngjarja ndodhi më 19 gusht në plazhin e Velipojës, teksa dy të rinjtë u përplasën me një Jet Ski duke bërë manovra të rrezikshme në ujë.

Kjo bëri që 19 vjeçari Nicola Loro të humbasë jetën në mënyrë të menjëhershme. Fillimisht Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dha për italianin Di Tella masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 60 ditor, por Apeli në Tiranë e rrëzoi duke e zëvendësuar me masën “garanci pasurore” dhe “detyrim paraqitje”.

Garancia pasurore e vënë në dispozicion nga 20 vjeçari Salvatore Di Tella që shkaktoi në mënyrë aksidentale vdekjen e kunatit të tij është në një shifër prej 10 mijë euro. Di Tella është i dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Në sallën e gjyqit italiani Di Tella nuk ka dhënë asnjë deklaratë duke i qëndruar deklarimeve që ka bërë më përpara në polici.

Share This Article