Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ka nisur shitja e biletave për ndeshjet e radhës që Shqipëria do të luajë në muajin nëntor në “Air Albania” përballë Çekisë dhe Ukrainës të vlefshme për Nations League.
Përveç interesit të lartë për këto dy takime, ajo që bie në sy është dhe çmimi i rritur i biletave për sportdashësit, ku nëse një tifoz kërkon ta shohë ndeshjen përballë tribunës duhet të paguajë plotë 10 mijë lekë.
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League në muajin nëntor, ndaj Çekisë më 16 nëntor, 20:45 dhe Ukrainës më 19 nëntor, 20:45.