Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të zhvillojë vizita zyrtare në Rusi, SHBA dhe Ukrainë.
Ishte vetë Rama që konfirmoi se vizitat do të zhvillohen në kuadër të Presidencës së OSBE-së që mbahet këtë vit nga Shqipëria.
“Vizita në Rusi është pjesë e agjendës së drejtuesit të OSBE-së dhe është pjesë e angazhimeve që unë kam marrë. Gjatë gjithë vitit do të balancojmë obligimet e OSBE-së me obligimet e brendshme. Janë disa vizita që do të bëhen shumë shpejt, në Ukrainë, SHBA dhe Rusi”, tha Rama nga Vjena, raporton Tch.
Gjithsesi, datat e takimeve nuk janë përcaktuar ende dhe Rama tha se pret konfirmime nga të gjitha palët.