Sekuestrohen 200 kg kokainë, vendi italian që cilësohet “toka e narko-ve shqiptarë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Brianza konfirmohet toka e narkotrafikantëve shqiptarë. Kështu e nis shkrimin gazeta italiane Corriere della Sera pas sekuestrimit të një sasie prej 200 kg lëndë narkotike të llojit kokainë dhe arrestimit të dy shtetasve shqiptarë.

Lënda narkotike u kap në komunën e Agregate, teksa dy shqiptarët e arrestuar 37 dhe 44 vjeç tashmë janë vendosur në burgun e Monzës, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Arrestimet u kryen teksa shqiptarët do i jepnin një sasi prej 60 kg kokainë një bashkëatdhetarit të tyre në Milano, i cili po ashtu u arrestua. Ndërkohë, që në pallatin ku ata jetonin, në rrugën Ghirnghella, u gjetën 5 makina të marra me qira, të cilat ishin mbushur po ashtu me kokainë.

Karabinierët gjetën në shtëpinë e shqiptarëve dhe një sasi të madhe parash cash që mendohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Pak ditë më parë, në Seregno u sekuestruan 93 kg kokainë dhe më vonë dhe 5 kg të tjera. Edhe në këto raste të arrestuarit janë shqiptarë.

Share This Article