Front i ri i luftës, PS-PD padisin njëra-tjetrën në SPAK

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hyrja e Prokurorisë së Posaçme po kthehet në një front të ri të konfliktit politik mes mazhorancës dhe opozitës.

Pasi Policia paditi në SPAK deputetët e opozitës në lidhje me aksionin e tyre parlamentar, demokratët u përgjigjën me të njëjtën monedhë, duke akuzuar 73 kolegë të mazhorancës për veprën penale për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Si një nga deputetët e kallëzuar, Ulsi Manja u shfaq i pa shqetësuar duke e gjetur shpëtimin te Komisioni i Venecias dhe arsyetimin se mazhoranca nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

“Nuk është çështje e mbyllur për Kuvendin, e kemi dërguar atje. Çështja është në Komisionin e Venecias.

Do të presim opinionin e Komisionit dhe do të ketë një vendimmarrje për Kuvendin. Mbi Kuvendin e Shqipërisë, sovranit nuk mund t’i imponohet askush”, u shpreh Manja.

Dialogu në Parlament mes PS dhe PD duket larg, pasi Manja, si një nga anëtarët e Këshillit të Ministrave e sheh të pamundur që t’i pranohet kushti opozitës për një bashkëqeverisje teknike të dytë.

Bojkoti i PD në komisione parlamentare nuk i ka stepur socialistët për të  përsëritur të njëjtën fotografi të një viti më parë, vijimin e punës të vetëm.(

Share This Article