E para e shtetit ne Kosovë, vijon vizitat jashtë vendit. Pas Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Francës ku me ftesë të presidentit Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate.
Gjatë qëndrimit në Paris, Osmani do të mbajë një fjalim gjatë një prej seancave të Frankofonisë, ndërsa do të takojë edhe homologë të saj.
Presidentja dhe bashkëshorti janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, dhe do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh në kuadër të Samitit, thuhet në njoftimin e Presidencës.