ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 2 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 2 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 7 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 7 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Surroi s’ka dilema se VV e LDK do ta bëjnë Qeverinë

albnews by albnews
9 January, 2020
in Kosova
0
Surroi s’ka dilema se VV e LDK do ta bëjnë Qeverinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Elitat politike në Kosovë deri tash “kanë rrëmbyer resurset që u takonin popullit”, ka thënë publicisti Veton Surroi gjatë një interviste për gazetën gjermane Tagezeitung. Këtë, ka shtuar ai, pushteti i Albin Kurtit do të duhej ta ndryshojë.

Negociatat me Beogradin janë prioritet për Prishtinën, meqë “në mes të Serbisë dhe Kosovës as përafërsisht nuk sundon paqja. Lufta nuk ka përfunduar”, ka vlerësuar publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi në intervistën për  Tagezeitung.

RelatedPosts

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

“Më ftoi Bukoshi, në emër të Rugovës”/ Williams dëshmon në Hagë: Surroi s’më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Thaçi, asnjëherë

“Shoqëria në Kosovë ishte e shkatërruar”, Rubin flet për vizitat në Kosovë pas luftës

Ai shprehet i bindur se Albin Kurti, kur të bëhet kryeministër, do të përmbushë premtimin dhe fillimisht të analizojë se çka është zbatuar nga marrëveshjet e deritashme në dialogun me Beogradin.

Surroi ka shtuar se një nga pengesat për zhvillimin e Kosovës është edhe “Serbia me politikën proruse, armatimin dhe ndërhyrjet në zhvillimet në Kosovë”.

“Këtë e kanë dëshmuar edhe zgjedhjet e fundit në tetor: Beogradi ndërhyri drejtpërdrejti në rrjedhën e zgjedhjeve në veri të Kosovës”, konsideron ky publicist.

Surroi ndërkaq ka thënë se komuniteti serb në Kosovë e kupton se Kurti nuk është njeri i korruptuar.

“Ai e flet sinqerisht atë që e ndien dhe e mendon. Kjo mënyrë e komunikimit është plotësisht e re në Kosovë”.

Pyetjes së gazetares se si është puna “me fantazitë shqiptaromëdha” që vazhdojnë të jenë të gjalla në Vetëvendosje, partinë që e drejton Kurti, Veton Surroi iu përgjigj: “Njëmend më herët flitnin për këtë. Por mendoj se tani fokusi i qeverisë do të jetë që Kosova të kthehet në shtet normal”

Surroi ka thënë se qytetarët kanë pritshmëri të mëdha nga qeveria që pritet ta formojnë Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Do të ishte qeveria e parë e Kosovës pa partitë e ish-komandantëve të UÇK-së.

“Tani shtetin e kontrollojnë grupe të ndryshme që shpesh janë në lidhje me krimin e organizuar. Qeveria e re duhet që nga Kosova të krijojë një demokraci parlamentare funksionale”, është shprehur Surroi.

“Elitat politike deri tash kanë rrëmbyer resurset që i përkasin popullit. Ua kanë vjedhur qytetarëve perspektivën në këtë vend”, ka vlerësuar Veton Surroi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result