Gjykata e Posaçme e ka dënuar ish-kryebashkiakun socialist me 1 vit e 6 muaj burg.
Por, gjykata pezulloi dënimin me burg, duke e dënuar përfundimisht me 2 vjet shërbim prove.
Ky dënim vjen si pasojë e akuzës që rëndon mbi të për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.
Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.