Ramush Haradinaj ka ftuar në një mbledhje qeverinë e tij në dorëheqje.
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka ftuar në një mbledhje qeverinë e tij në dorëheqje.
Në një njoftim të shkurtër të Zyrës së Kryeministrit thuhet shkurt se mbledhja do të mbahet në ora 13:00.
Që nga dorëheqja e tij, Haradinaj ka ftuar disa herë qeverinë kryesisht për çështjet që kishin të bënin me buxhetin ose ndarjen e mjeteve.