Hashim Thaçi i kërkon përgjigje të shpejtë Albin Kurtit : A do te jesh mandatar për krijimin e Qeverisë?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shkruar përsëri letër kreut të VV’së, Albin Kurti, për vonesat që po krijohen në propozimin e mandatarit për kryeministër.

Në letrën e tij Thaçi i ka kërkuar Kurtit që ta njoftojë nëse VV’ja do të dorëzojë emrin e mandatarit për kryeministër apo nëse do të refuzojë ta bëjë një gjë të tillë, në mënyrë që siç potencon letra e Thaçit të vazhdohet me mandatimin e dikujt tjetër, siç përmend pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre. Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”, i ka shkruar Thaçi-Kurtit, duke theksuar se ka parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14,  e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”, thuhet në letrën e Thaçit dërguar Kurtit.


Share This Article