Australi/ Mbreti Charles sulmohet verbalisht nga një senatore: Nuk je monarku ynë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbreti Charles pati një moment të sikletshëm gjatë vizitës së tij në Australi. Gjatë një pritjeje në parlament, ai u sulmua verbalisht nga një senatore australiane vetëm pak çaste pasi ai përfundoi një fjalim në dhomën e parlamentit të vendit.

Senatorja e pavarur indigjene, Lidia Thorpe, doli me këmbë në korridor duke bërtitur se ajo nuk e pranonte sovranitetin e tij.

Forcat e sigurisë e ndaluan atë që ti afrohej mbretit dhe e përcollën jashtë. Thorpe, ka qenë një aktiviste e fortë për të drejtat indigjene, ishte një nga 20 personat që protestuan kundër vizitës së mbretit jashtë memorialit të luftës më herët gjatë ditës.

Share This Article